Gjilani
Gjilani (serbisht: Гњилане, Gnjilane, anglisht: Gjilan[1]) është një nga shtatë qytetet më të mëdha të Kosovës. Është vendosur në fushën e Gjilanit gjegjësisht në jug-lindje të Kosovës në Anamoravë. Ndërsa Regjioni i Gjilanit ka një sipërfaqe prej 525 km katror dhe përbëhet nga 63 fshatra, ka pozitë të mirë gjeografike, relievin dhe faktorët klimatik që krijojnë mundësi për zhvillimin e një flore dhe faune të pasur. Regjioni i Gjilanit i përket një biodiversitet i pasur, duke filluar nga bimët barishtore, kullosave, bimëve mjekuese, aromatike, bimëve bujqësore (gruri, misri, tërshëra, patatja etj) shkurret, pyejet me drunj të ndryshëm. Regjioni i Gjilanit është i pasur edhe me lumenjë dhe dy penda artificiale atë të Livoqit dhe të Përlepnicës, ku llogaritet të banuara (habitate) me disa popullata (peshq etj), si dhe gjallesa të fundit të lumenjëve që i quajmë bashkësi jetësore të bentosit.
Historia
Në Defterin osman të vitit 1455, thuhet se ky vendbanim ka patur 41 shtëpi, ndërsa sipas defterit kadastral të vitit 1566-1974, kishte 38 shtëpi e 12 beqarë. Ky vendbanim përmendet edhe më vonë në dokumente të shkruara dhe nga udhë përshkrues të ndryshëm. Rreth emrit të tij ekzistojnë disa mendime. Disa thonë se emrin e ka marrë në bazë të një vendbanimi me emrin Gjinaj që ka qenë në afërsi të fshatit Depcë të komunës së Preshevës, por që atëherë i takonte Gjilanit. Një mendim tjetër thotë se një oficer otoman që ka qëndruar në këtë vendbanim paska qenë nga një Gjejlan, që qenka diku në Siri apo diku tjetër në Lindjen e mesme dhe e ka pagëzuar me këtë emër, ndërsa mendimi më real qëndron në faktin se në Gjilan, rreth vitit 1750 u vendosë familja Gjinolli, që këtu erdhi nga Artana (ish Novobërda), e që i takonte fisit Gjinaj, andaj edhe nga kjo familje (Bahti Beg Gjinolli) e mori edhe emrin. Thuhet se vendbanimi i parë i Gjilanit ishte më në veriperëndim, në lagjen e sotme Dardania I, por që në vitin 1830 e përfshiu një zjarr dhe u dogj tërësisht. Familja e Gjinollëve pastaj qytetin e zhvendosi më në lindje, në mes të shtëpisë së sotme të mallrave dhe të tregut, lagje kjo që është quajt edhe Begler mëhallë. Gjilani në kohën e sundimit të Perandorisë Otomane, një herë i takonte sanxhakut të Vushtrrisë në Vilajetin e Kosovës e pastaj edhe Vilajetit të Prizrenit, sipas rregullimit të atëhershëm administrativ të shtetit otoman, nga se nuk ishte ndonjë vendbanim i madh për t’u bërë qendër administrative. Rrita më e hovshme e Gjilanit fillon pas sëmundjes së murtajës që e përfshiu Gjilanin në vitin 1836. Lagjet më të vjetra të Gjilanit ishin ajo e Bejlerëve dhe Çifllak mëhalla, pastaj u zgjerua edhe në lagjet: Mëhalla e Varoshit, Atik Xhami mëhalla, mëhalla e romëve, Baçevina, Dere mëhalla, mëhalla e muhaxhirëve e kështu me radhe. [2]
Gjilani sipas enciklopedisë Kâmûs Al – a’Lâm
Gjilani ishte qytet, qendër kazaje në sanxhakun e Prishtinës të vilajetit të Kosovës pranë një lumit që derdhet në Moravë. Sipas Sami Frashërit, ky qytet ndodhet 35 km në juglindje të Prishtinës, e cila ka 4500 banor. Gjilani ka 2 xhami, 1 kishë, 2 shkolla fillore. Kazaja e Gjilanit kufizohet nga juglindja me kazanë e Prishtinës, në veriperëndim me sanxhakun e Shkupit dhe në verilindje me Serbinë. Së bashku kazaja ka rreth 190 fshatra me 30000 banor. Në territorin e saj shtrihen fushat pjellore dhe e rrethuara me vargmale te Mali i Zi (Karadakut) që përbën kufirin juglindor, në kufirin me Serbinë gjendet mali Goljak (Gollaku), kurse në anën perëndimore shtrihen malet e Zagovcit (Zhegocit) dhe Koniça. Nga këto male zbresin lumenjtë që formojnë Moravën dhe nëpër kazanë e Gjilanit zbret në Serbi ku derdhet në Deti i Zi. Kjo kaza është e njohur për ujëra minerale dhe për disa kisha e kala e sidomos për kalanë e Novobërdës e cila gjendet në pjesën veriore të kazasë. (Gjilani zuri një vend të rëndësishëm më enciklopedinë e njohur dhe të parën nga një autor shqiptar siç ishte Sami Frashëri).
Gjeografia
Anamorava është rajon i cili gjendet në pjesën juglindore të Kosovës. Anamorava përbëhet prej pjesës së luginës dhe skajeve malore të maleve të Karadakut në të djathtë dhe maleve të Zhegocit e Koznikut në të majtë. Anamorava përbëhet prej fushës së Vitisë, të Gjilanit dhe të Dardanës (Kamenicës) me një sipërfaqe rreth 650km katrorë, me nji gjatësi mbi 40 km dhe gjerësi mbi 16 km, me fund të lartë 500 m dhe anët e larta deri 1000 m. Në fushën e Gjilanit është vendosur vendbanimi i Gjilanit. Gjilani është një nga shtatë qytetet më të mëdha të Kosovës.
Në varg të mbyllur qyteti i Gjilanit rrethohet nga fshatrat:Livoçi i Poshtëm, Shillova, Malisheva, Uglari, Velekincë, Livoçi i Epërm, Bresalci, Pasjaku, Koretishta, Stanishori, Kufca e Epërme, Përlepnica, Poneshi e Kmetoci.
Nëpër qytet rrjedhin tre lumenj, gjeografikisht jo fort të njohur. Në qendër lumi Mirusha, me degën e majtë Banjën, më në lindje lumi i Stanishorit. Dy të parët bashkohen në dale të qytetit, ndërsa i treti afër Malishevës ku edhe marrin emrin e përbashkët Lumi i Malishevës, i cili nja 6 kilometra larg Gjilanit, në afërsi të fshatit Uglar, derdhet në Moravën e Binçës.
Demografia
Deri në filli të shekullit XIX nuk kemi shënime të sakta mbi strukturën dhe numrin e banorëve të vendbanimit të Gjilanit. Në vazhdimësi që nga themelimi dihet se Gjilani ka qenë i banuar nga popullsia shumicë shqiptare por ka pasur edhe serb, turq dhe rom.
Në Gjilan dhe rrethinë ishin bërë ndryshime të mëdha etnike, si pasojë e lëvizjeve të mëdha të popullsisë së ikur nga viset e përfshira në luftërat ruso-turke (1877-78) dhe nga ardhja e muhaxhirëve të ndjekur nga pushteti serb.
Sallnamet e Vilajetit të Kosovës për shekullin XIX dhe fillimin e shekullit XX ofrojnë të dhëna edhe për popullsinë e vilajeteve, sanxhaqeve dhe kazave. Megjithatë, këto shënime nuk janë të plota dhe të sakta edhe për shkak të rezistencës së vazhdueshme të shqiptarëve dhe nga fakti se regjistrimet bëheshin për qëllime të rekrutimit dhe të mbledhjes së tatimeve. Kjo bënte që shqiptarët të fshini numrin e saktë të anëtarëve të familjes dhe të shtëpive, duke tentuar të zvoglojnë shumën për tatim, si dhe për t’u shmangur shërbinmit ushtarak, që ishte barrë e rëndë për ta.
Sipas raporteve të konsullit francez në Shkodër ( Viet), në vitin 1866, Gjilani ishte një qytet i hapur i banuar kryesisht me popullsi turke (shqiptarë të besimit islam) dhe popullsi greke (serbë e ortodoksë). Sipas vjetarit për vitin 1873/74, Gjilani i kishte 527 shtëopi me afër 3.000 banorë dhe se shumica ishin mysliman (shqiptarë). Në vitin 1900/1 thuhet se i kishte 1.000 shtëpi, prej të cilëve, 3.300 banorë ishin serb, ndërsa të tjerët shqiptarë dhe të tjerë. [4] Sipas regjistrimit të vitit 2011, komuna e Gjilanit ka 90.178 banorë. Hapësira e komunës shtrihet në 392 km/2 dhe përbëhet prej 42 zonave kadastrale. Deri më 2010, përfshinte një territor prej 515 km/2, me 63 vendbanime, 54 zona kadastrale. Decentralizimi e ka reduktuar për 123 km/2 (12 zona kadastrale), të cilat i janë bashkuar komunës së re të Parteshit (3 zona kadastrale) dhe komunës së zgjeruar të Artanës (9 zona kadastrale).